Laçi dhe Kukësi janë ndarë ditën e sotme në barazimin 1-1.
Të parët që kaluan në avandazh ishin verilindorët e Kukësit, pasi që në minutën e parë. Rivas rrëmbeu një top në zonë nga pakujdesia e mbrojtjes dhe godet duke ndëshkuar vendasit.
Goli i barazimit nga kurbinasit erdhi në minutën e 84’. Pas një verifikimi nga ana e VAR, Maletaj e cilëson gol të rregullt atë të Sobuejllit.
Me këtë barazim, Laçi renditet tashmë në vendin e shtatë me 21 pikë, ndërsa Kukësi në vendin e tetë me 19 pikë./h.ll/abcnews.al