Papa Françesku u përlot të enjten teksa po lutej për paqen në Ukrainë gjatë një vizite tradicionale në qendër të Romës. Zëri i papës filloi të dridhej teksa përmendi ukrainasit dhe iu desh të ndalonte, pa mundur të fliste, për rreth 30 sekonda.
“O Virgjëreshë e Shenjtë, sot desha t’ju përcjell falënderimet e popullit ukrainas…” filloi të lexojë fjalimin e tij, duke qëndruar në këmbë por ndaloi. Pasi turma kuptoi se Papa ishte përlotur, filloi ta duartrokiste. “…e popullit ukrainas për paqen që i kërkojmë Zotit prej disa kohësh”, shtoi më pas Papa.
“Më duhet t’ju përcjell edhe lutjen e fëmijëve, të moshuarve, baballarëve dhe nënave, të rinjve të kësaj toke martire që po vuan shumë” , vazhdoi ai. Që kur Rusia e pushtoi në shkurt, Françesku e ka përmendur Ukrainën në pothuajse të gjitha paraqitjet e tij publike dhe është bërë gjithnjë e më kritik ndaj Moskës.
Pope Francis breaks down in tears as he places the people of Ukraine at the feet of Our Lady today on the Solemnity of her Immaculate Conception: “looking to you who are without sin, we continue to believe and hope that love might conquer hatred, … that peace might conquer war” pic.twitter.com/RTfO20sQFs
— Catholic Sat (@CatholicSat) December 8, 2022
/abcnews.al