VIDEO/ Panik në ajër, avioni merr flakë pak pas nisjes

schedule11:04 - 19 Janar, 2024

schedule 11:04 - 19 Janar, 2024

Një avion mallrash i Atlas Air u detyrua të bënte një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit pasi motori mori flakë menjëherë,  si pasojë e një problemi.

“Ekuipazhi ndoqi të gjitha procedurat dhe u ul sigurt në Miami”, tha Atlas Air në një deklaratë, duke shtuar se do të kryejë një hetim për të përcaktuar shkakun e incidentit.

Videot epostuara në Twitter tregojnë flakët që dalin nga krahu i majtë i avionit gjatë fluturimit.

Sipas informacioneve,  nuk ka raporte të lënduar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!