VIDEO/ “Panenka” më e dobët që mund të keni parë, Chicharito lë nam

schedule09:58 - 5 Shtator, 2022

schedule 09:58 - 5 Shtator, 2022

Javier Hernandez, i njohur ndryshe si Chicharito, kishte mundësinë të kthehej në hero për Los Angeles Galaxy.

Meksinaki gjithsesi bëri zgjedhjen e gabuar. Pasi kishte shënuar dy gola kundër Sporting KC, kishte mundësinë të realizonte edhe të tretin.

Minuta e 97-të e ndeshjes, penallti për Galaxy dhe Chicharito bëri zgjedhjen më të gabuar: një “panenka”.

Portieri kundërshtar ia lexoi mendjen sulmuesit, që disa minuta më parë ia kishet kthyer një gol në penallti.

Ai e ndali herën e dytë dhe sulmuesi duhet t’u kërkonte falje tifozëve për humbjen e penalltisë, që sille golin e fitores për LA Galaxy. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!