Can Kariçi 30-vjeç ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në Kodër Kamëz. Mësohet se viktima është qëlluar brenda një makine me targa të huaja. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 19:56, në Kodër Kamëz, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”.
ABC ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku zona shihet e rrethuar nga policia. Dyshohet se viktima është qëlluar me armë zjarri të pajisur me silenciator, pasi nuk janë dëgjuar të shtëna në zonë.
Can Kariçi 30-vjeç me origjinë nga Dibra, mësohet se ishte banues në lagjen Nr.1 Bathore. Ndërkohë një makinë tip “Audi” është gjetur e djegur në Institut, disa kilometra larg vendit të ngjarjes. /abcnews.al./