Pamjet e shpërthimit të bombës më të fuqishme bërthamore të SHBA-së janë rishpërndarë këtë javë për publikun.
Pamjet tregojnë një re të madhe, që merr formën e një kërpudhe dhe që zgjatohet drejt qiellit në një ishull që përdorej për eksperimentet e bombave bërthamore.
Testimi i bombës bërthamore, që mbante emrin “Castle Bravo” në vitin 1954, prodhoi 15 megatonë tritol dhe i tejkaloi pritjet e kërkuesve.
Sipas mediave, banorët pranë ishujve që përdoreshin për eksperimente vuajtën nga rrezatimi i mëvonshëm radioaktiv.
“Castle Bravo” ishte bomba e parë, në një seri bombash termonukleare të krijuara si pjesë e “Operation Castle”.
Qëllimi i operacionit ishte të testoheshin armët bërthamore, të cilat më pas do të hidheshin nga avionët.
E shpërthyer në 1 Mars 1954, Castle Bravo ngelet pajisja më e fuqishme bërthamore e shpërthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./abcnews.al
Video/ Pamjet apokaliptike nga shpërthimi i bombës bërthamore
schedule22:28 - 1 Mars, 2018
schedule 22:28 - 1 Mars, 2018