Një sekuencë videoje e Lionel Messit është bërë virale kudo në rrjetet sociale.
Ylli i futbollit botëror shihet në dhomat e zhveshjes duke mbledhur ekipin e tij përpara finales së Kupës së Amerikës. 35-vjeçari mbajti një fjalim emocionues që është ngulitur në mendjen e të gjithë ekipit sot e kësaj dite.
Di Maria, u shpreh se Messi mban fjalim përpara çdo sfide, por ky fjalim ishte ndryshe, i preku në zemër dhe u ka mbetur të gjithëve në mendje sot e kësaj dite.
Messi në këtë fjalim tha: “Ne e dimë tashmë se çfarë do të thotë ndeshja Argjentinë-Brazil. Nuk dua të them asgjë sot, thjesht faleminderit djema. Faleminderit shumë për këto 45 ditë të turneut. Ju thashë në ditëlindjen time, kemi bërë një grup të bukur dhe më ka pëlqyer shumë. 45 ditë ku udhëtonim, hanim, mbylleshim në hotele. 45 ditë pa parë familjet tona djema. Emiliano Martinez kishte një vajzë të vogël dhe ai nuk mund ta mbante në krahë. Të gjithë për çfarë sakrifikuam? Për këtë moment. Sepse ne kishim një qëllim dhe jemi shumë afër tij. Dhe ju e dini cila është më e mira nga të gjitha? Se e gjitha kjo varet vetëm nga ne! Kjo është arsyeja pse ne do të dalim në fushë dhe do të ngremë kupën. Ne do ta çojmë atë në Argjentinë, por zoti donte që kjo ndeshje të luhej në Brazilm që ne ta fitonim në Maracana dhe ta bënim më të bukur për të gjithë ne. Pra, dilni në fushë të sigurt dhe të qetë, ne do ta marrim këtë kupë në shtëpi!!!”, ka qenë fjalimi i Messit./ h.ll/abcnews.al