Niki Kaliyanda Poonacha, një lojtar tenisti, vrau aksidentalisht një lakuriq nate.
Teksa topi u shërbye nga Niki, ky i fundit goditi fortë topin dhe në moment shihet një lakuriq nate i cili bie në fushë, duke e dërguar në anën e kundërshtarit.
Nuk dihet nëse është vrarë nga topi apo nga raketa, por ajo që dihet është se kjo skenë do të mbahet mend për shumë gjatë. Të gjithë në fushë u befasuan kur e panë këtë ndodhi të pabesueshme.
Në fakt, më pas u pa që Poonacha fshiu raketë e tij, ndoshta nga shenjat e gjakut. Goditja ka qenë tepër e fortë dhe ylli i tenisit ka goditur me tërë forcën e krahut. Kjo është diçka që nuk ndodh shpesh, për të mos thënë aspak, pasi lakuriqët e natës janë kafshë që fluturojnë shumë shpejtë./ h.ll/abcnews.al
Niki Kaliyanda Poonacha a eu le malheur de tuer une chauve-souris sur un service au Challenger de Pune 2023.
Un fait de jeu qui était déjà arrivé à Michael Llodra à l’Open d’Australie 2002. Le Français avait ôté la vie à un oiseau sur un coup droit.pic.twitter.com/JBXPkiytLn
— Tennis Legend (@TennisLegende) March 3, 2023