VIDEO | Pamje të turpshme, basketbollisti i Tiranës sulmon arbitrin

schedule22:46 - 23 Nëntor, 2019

schedule 22:46 - 23 Nëntor, 2019

Në takimin e basketbollit mes Tiranës dhe Teutës, ka pasur një skandal. Lojtari i Tiranës, Bruno Daliu, ka sulmuar me grushte një nga gjyqtarët e sfidës, Jurgen Muho.

Pamjet janë të turpshme dhe numri 8 i Tiranës pritet të marrë një dënim të ashpër. Me shumë gjasa, ai nuk do të zbresë më kurrë në parketin e basketbollit.

Gjyqtari Jurgen Maho është larguar menjëherë nga fusha dhe për momentin, nuk ka asnjë informacion për gjendjen e tij shëndetësore./abcnews.al