Tashmë është bërë lajm kudo në botë. Dhuna në tribunë gjatë ndeshjes Brazil-Argjentinë ishte e llahtarshme. Pas një përplasje mes dy tifozerive, policia braziliane ndërhyri duke dhunuar ashpër ata të Argjentinës.
Pamjet e mëposhtme janë vërtetë të rënda, me gjakosjen e ashpër të tifozëve argjentinas.
Messi me shokët e tij të skuadrës nuk e filluan ndeshjen në kohë për shkak të këtyre trazirave, duke shkuar pranë dhunës që po ndodhte dhe duke u kërkuar policisë të ndalonin. Messi me shokë bënë gjithçka për të mbrojtër tifozët e tyre, madje portieri Emiliano Martinez ndërhyri fizikisht duke u përballur me një polic./h.ll/abcnews.al
View this post on Instagram