Chelsea arriti të barazonte rezultatin në fundin e lojës me anë të një 11 metërshi nga Palmer, penallti e cila u fitua nga Armando Broja.
Goli nga Palmer shuajti gëzimin në fytyrat e ekipit të City dhe tifozëve të tij, por në fakt njëri prej yjeve të “qytetarëve” festoi për atë gol.
Në videon e filmuar nga tifozët, Kovacic bën një veprim feste dhe gëzimi kur Palmer shënon nga penalltia dhe largohet në drejtim të mesit të fushës. Kovacic ka qenë një ish- i Chelsea, përpara se të bashkohej me City./h.ll/abcnews.al
Kovacic celebrated Chelsea’s equaliser what? pic.twitter.com/1QENjWiwza
— Frank ??? (@TenHagEra) November 13, 2023