Gjendet pranë Shkëmbit të Kavajës makina që dyshohet se u përdor nga autori i vrasjes së Alfred Dedjës. ABC News ka siguruar pamje të automjet të përdor nga Julian Gjoshi.
Burimet thanë se targat e makinës u gjetën të hedhura disa metra larg mjetit. Autori dhe viktima dyshohet se ka qenë në të njëjtin lokal para vrasjes.
Deshmitarë thane se e kishin parë 27-vjeçarin Julian Gjoshi në zonë rreth 2 orë para krimit, cka tregon se ai ka mbajtur në vëzhgim objektivin e tij.
ABC News mëson se të dy kanë pasur një sherr disa ditë më parë, ndersa 50-vjeçari ka qenë i dënuar më herët në Itali për trafik droge.
Babai i Julian Gjoshi ka thënë se i biri ishte kthyer nga Spanja para pak kohësh. Ka shfaqur probleme të shëndetit mendor. I ati tha se i biri i thoshte se do të bënte disa vrasje. Kjo mbetet për t\u verifikuar nga policia. Sa i takon ngjarjes së rëndë, kemi dy pista”, raportoi ndër të tjera, gazetarja e ABC News, Bleona Sari.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në Ndroq, është gjetur i braktisur në fshatin Shkallnur, automjeti me të cilin dyshohet se ka lëvizur autori i dyshuar i vrasjes.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë nuk kanë konstatuar ndonjë send të kundërligjshëm.
Automjeti u transportua në ambientet e Policisë dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës.
Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes dhe për zbardhjen e rrethanave të saj.
/abcnews.al