Mbrëmjen e djeshme, Shqipëria luajti ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Europianit kundër Ishujve Faroe, në “Air Albania”.
E gjithë mbrëmja ishte festë dhe emocion, por një moment i bukur që ndodhi dje në stadium, nuk u kap nga kamerat e televizioneve.
Bëhet fjalë për Fatlum Bunjakun, djalin e oficerit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakut, që mbeti i vrarë gjatë sulmeve terroriste serbe në Banjskë, më 24 shtator. Fatlumi dhe tifozët e kombëtares thërrisnin emrin e babait të tij të ndjerë, i cili ra në krye të detyrës.
Fatlumi ishte në krye të Tifozave Kuq e Zi, duke udhëhequr grupin me thirrje e kore. Moment tepër emocionues dhe i paharrueshëm për djaloshin./h.ll/abcnews.al