VIDEO/ Palmer “magjik” në “Stamford Bridge”, talenti anglez mund “Djajtë” në “frymën e fundit”

schedule23:24 - 4 Prill, 2024

schedule 23:24 - 4 Prill, 2024

Nuk njihnin humbje në kampionat, që prej muajit shkurt, dhe kjo ecuri pozitive e “Bluve të Londrës”, duket se do të vazhdojë, teksa mbrëmjen e kësaj të enjteje kanë siguruar një fitore tejet dramatike, ndaj një rivali tejet të fortë, si “Djajtë e Kuq”, të Manchester United, duke i mundur këta të fundit, me rezultatin spekakolar, 4 me 3, në sfidën e vlefsme për javën e 31-të, të Premier League.

Gjithçka nisi me vrull për vendasit, me djemtë e teknikut, Maurizio Pochettinho, që shënuan dy herë në portën e United, falë Connor Gallagher e Cole Palmer, mirëpo pjesa e parë nuk mbaroi me kaq, dyshen e sulmit të “Djajve”, të Manchester, Alejandro Garnacho e Bruno Fernandes, që barazuan gjithçka në minutat 34’ e 39’, për ta mbyllur pjesën e parë, në “paqe”.

Mirëpo, me nisjen e pjesës së dytë së lojës, “ylli” argjentinas i Erik ten Hag, Alejandro Garnacho shënoi një tjetër gol, duke përmbysur gjithçka në “Stamford Bridge”, por ndeshje nuk mbaroi me aq. Teksa dukej se ndeshja po përfundonte me fitoren e “Djajve”, “diamanti” anglez, Cole Palmer shënon një dopietë të shpejtë, në “frymën e fundit”, të lojës, për t’i dhënë skuadrës së tij, një fitore tejet të vyer, që i afron me Kupat e Evropës.

Siç theksuam edhe më lart, këto tre pikë “të arta”, të siguruara me shumë vështirësi janë tejet të nevojshme, për “Blutë” e Maurizio Pochettino teksa tashmë ngjiten në kuotën e 43 pikëve dhe ndodhen në vendin e 10-të, me 1 ndeshje më pak se “Djajtë” e Manchester United, që ndodhen në vendin e 6-të, me 48 pikë ose e thënë ndryshe në zonën e Europa League. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!