VIDEO/ Pak orë para fillimit të ndeshjes, tifozët e Bolognas përplasen me ata të Romës në një përleshje masive

schedule09:46 - 18 Dhjetor, 2023

schedule 09:46 - 18 Dhjetor, 2023

Një tjetër fundjavë u shënua me incidente të rënda në futboll, këtë herë në Serie A të ligës italiane.

Konkretisht, pak orë para ndeshjes Bologna-Roma, ultrasit e dy skuadrave janë takuar në rrugët që të çojnë në stadium dhe ka ndodhur rrëmuja e madhe.

Përleshje fizike, bomba tymuese, fishekzjarrë dhe lloj-lloj objektesh që u gjetën para tyre filluan të hidheshin duke shkatërruar makina dhe dyqane, ndërsa nuk idhet ende numri i të plagosurve.

Bologna fitoi në shtëpi ndaj Romës me rezultatin 2-0, duke treguar edhe njëherë që është skuadra surprizë e këtij sezoni në Serie A./h.ll/abcnews.al