VIDEO/ “Padronët” nuk falin as me mungesa, “magjia” e Brahim Diaz mjafton ndaj “Demave” gjermanë

schedule22:53 - 13 Shkurt, 2024

schedule 22:53 - 13 Shkurt, 2024

Jo më kot kanë arritur të fitojnë 14 herë trofeun e UEFA Champions League dhe jo më kot quhen “Padronët” e këtij kompeticioni. “Galakatikët” e Real Madrid kanë arritur të sigurojnë një fitore të madhe, mbrëmjen e kësaj të marte mundën “Demat” e RB Leipzig, në “shtëpinë” e këtyre të fundit, pavarësisht se kishin mungesa të mëdha.

“Fantazisti” i Jude Bellingham është zëvendësuar më së miri nga talenti spanjoll, Brahim Diaz, i cili në minutën e 48’-të të sfidës ka devijuar i vetëm mbrojtjen e “Demave”, të RB Leipzig dhe me një goditje potente në hyrje të zonës mposht portierin Gulacsi, duke nisur festën e teknikut, Carlo Ancelotti në pankinën e miqve. Golin e gjetën edhe gjermanët, me anë talentit slloven, Benjamin Sesko, që në minutën e 3′-të, të sfidës, por pas një rishikimi të aksionit me “Sistemin VAR”, goli u anullua.

Falë këtij rezultati, “Galaktikët” e Real Madrid, mund të thuhet se janë me një këmbë në fazën tjetër të këtij kompeticioni, teksa për të “vulosur” përfundimit kualifikimin do të duhet të përfundojnë edhe 90 minutat e sfidës, në “Santiago Bernabeu”, sfidë e cila do të zhvillohet në mbrëmjen e 6 marsit. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i anulluar i Benjamin Sesko

Goli i Brahim Diaz, 0-1

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!