VIDEO/ Pacienti i shtëpisë së të moshuarve dërgohet në morg i gjallë

schedule22:16 - 2 Maj, 2022

schedule 22:16 - 2 Maj, 2022

Një pacient i shtëpisë së të moshuarve në Shangai u dërgua gabimisht në morg ndërsa ishte ende gjallë, raportuan mediat shtetërore.

Qeveria komunale konfirmoi incidentin dhe tha se ka nisur një hetim. Ndërsa shtëpia e të moshuarve kërkoi falje, gabimi ka shkaktuar zemërim dhe dënim të gjerë në mesin e qytetarëve.

Gabimi vjen pasi bllokimi i Shangait hyn në javën e pestë dhe rastet e reja të Covid janë me mijëra çdo ditë.

Ndërsa mbetet e paqartë nëse personi ishte i infektuar me Covid apo i vaksinuar, shkalla e ulët e vaksinimit e të moshuarve në Kinë mbetet thembra e Akilit të vendit në luftën kundër pandemisë.

“Kjo është vrasje,” shkroi një përdorues i Weibo mes një sërë postimesh të tjera të zemëruara. 

“Kriza e besimit në qytet po bëhet shumë e keqe.”

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Putuo”. Një video që po qarkullon orët e fundit në rrjetet sociale tregon burrin të mbështjellë me një mbulesë të verdhë teksa mbahet nga punonjësit e zyrës së funeralit jashtë shtëpisë së të moshuarve.

I moshuari tani  është dërguar në spital për trajtim dhe shenjat e tij jetësore janë duke u stabilizuar.

Byroja e Çështjeve Civile në rrethin Putuo ku ndodhet shtëpia tha se do të trajtojë seriozisht aksidentin dhe do të zbulojë gjetjet pas përfundimit të hetimit.

“Kjo nuk ka të bëjë fare me epideminë, apo ndonjë lloj neglizhence dhe papërgjegjësie normale, kjo është një shpërdorim serioz i detyrës që pothuajse çoi në vdekje,” tha Hu Xijin, ish-kryeredaktori i Partisë Komuniste./abcnews.al/ 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!