Danimarka u rikthye sot në fushë për të sfiduar Belgjikën pas gjithë dramës që përjetoi në debutimin në Euro 2020, kur Christian Eriksen pësoi një arrest kardiak, që për pak sa nuk i mori jetën.
Sot ata janë në fushë pa Eriksenin, por është e qartë se luajnë për Eriksenin. Para ndeshjes në fushën e stadiumit të Kopenhagen është shpalosur një fanellë gjigante, që mbante pikërisht emrin dhe numrin e mesfushorit të Interit.
https://streamable.com/39jda3
Një gjest i madh ky, teksa sot Eriksen do i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në zemër, ku do vendosë një pajisje defribilator për të shmangur rrezikun dhe për të rregulluar aritminë në këtë organ.
Sa për ndeshjen, shokët e tij e kanë nisur mbarë dhe kanë shënuar që në minutën e 2-të me Poulsen, pas një “dhurate” të mbrojtjes së Belgjikës. /abcnews.al