Prishtina mund të ëndërronte në pjesën e parë, por jo. Ferencvaros e likuidon për 7 minuta, duke i mundur me rezultatin 3-0 dhe në kryeqytetin e Kosovës duhet të mendojnë për Conference League.
Kampionët e Hungarisë ishin shumë të fortë për ta, edhe pse Otto John në pjesën e parë shënoi në fillim një gol që u anulua për pozicion jashtë loje. Pak përpara mbrojtësit, por mjaftueshëm që anësori ta ngrinte flamurin.
Kharatin i Ferencvaros pak minuta më pas u ndal nga traversa, me Nikën që ishte dorëzuar, kurse në minutën e 35-të e mori skenën sërish nigerini Otto John. Sulmuesi, i vetëm me portierin vendas, nuk shënoi dot.
Asnjë gol në 45 minuta, ndërsa në të dytëm Ferencvaros e nisi festivalin e golave në minutën e 71-të. Deri në të 78-n u shënuan edhe dy gola të tjerë, me autorë Mmaee dhe Blazic, që shuan ëndrrën e Prishtinës. /abcnews.al