Osasuna ka triumfuar kundër Celta Vigo me rezultatin 2-0 dhe ka marrë tre pikë të vlefshme. Goli i parë i kësaj sfide në La Liga ka qenë një kryevepër, e realizuar nga një mbrojtës.
Facundo Roncaglia, i cili në të shkuarën ka luajtur në Serie A, ka realizuar me një goditje të fortë nga jashtë zone duke i befasuar të gjithë. Një nga ata gola që të kujton brazilianin Roberto Carlos.
https://streamable.com/8jr2kx
Osasuna nuk u mjaftua me këtë gol dhe në pjesën e dytë gjeti edhe atë të qetësisë, me autor Jonathan Calleri. 2-0 dhe deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe skuadra vendase mori pikët e plota. /abcnews.al