Liverpool ka shënuar edhe dy herë të tjera brenda pjesës së parë, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me rezultatin 4-2. Divock Origi shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Liverpoolin në minutën e 31-të, duke përfituar nga një pasim perfekt i Dejan Lovren.
Në minutën e 45-të, Mane do të arrinte të gjente rrjetën, pas dy asisteve në golat e Origit dhe Shqirit. Sulmuesi senegalez po bën një ndeshje të shkëlqyer dhe ky gol, është qershia mbi tortë. Liverpool po fluturon në “Anfield Road” dhe ky sezon, duket se është i tyri./abcnews.al