Finalizohet operacioni i koduar “Poker 3”. Policia e Tiranës ka vënë në pranga pesë shtetas që u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra në kundërshtim me ligjin. Aksioni u zhvillua në një lokal në rrugën “Sami Frashëri” në kryeqytet.
Gjithashtu u proceduan penalisht edhe katër shtetas të tjerë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë e përshtatur për lojëra fati (poker) dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të përfituara nga kjo veprimtari.
Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/