Çekia ka arritur të përmbysë dizavantazhin kundër Anglisë dhe është afër sigurimit të një trepikëshi të artë. Zdenek Ondrasek, i cili erdhi nga stoli, ka shënuar golin e dytë për vendasit.
Lojtari i Dallas në kampionatin amerikan ka gjetur rrugën e rrjetës 5 minuta përpara fundit të ndeshjes. Fitorja është shumë pranë, teksa një rezultat i tillë nuk është aspak në favorin e Kosovës.
Dardanët do rivalizojnë deri në fund me kombëtaren çeke për vendin e dytë. Diferenca mes ekipeve ka shkuar në katër pikë për momentin (Çekia barazon Anglinë në krye me 12 pikë), me Kosovën që pret Malin e Zi në Prishtinë ditën e hënë në mbrëmje. /abcnews.al