VIDEO/ Ofendimet mes Contes e Agnellit, gjykatësi sportiv vendos

schedule11:39 - 11 Shkurt, 2021

schedule 11:39 - 11 Shkurt, 2021

Antonio Conte dhe Andrea Agnelli nuk janë pezulluar nga gjykatësi sportiv, pas ofendimeve që shkëmbyen në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë mes Interit dhe Juventusit. Gjithsesi Prokurori Federal mund të nisë një hetim mbi ngjarjen dhe të marrë më pas një vendim.

Çfarë ndodhi? Tekniku i skuadrës zikaltër u tërbua pas një rasti penalltie, për shkak se Lautaro Martinez përfundoi i shtrirë në zonë. Arbitri mendoi se gjithçka ishte e rregullt. Leonardo Bonucci, mbrojtësi i Juventusit, iu drejtua me këto fjalë ish-trajnerit të tij: “Conte, respekto arbitrin, duhet ta respektosh atë”.

Vetë tekniku, për mikrofonat e Rai Sport deklaroi në fund të ndeshjes: “Nuk kam fjalë, thjesht duhet të ketë më shumë sportivitet dhe respekt për ata që punojnë. Te Juventusi duhet të thonë të vërtetën. Arbitri i katërt dëgjoi gjithçka dhe e pa se çfarë ndodhi gjatë gjithë ndeshjes”.

“Xixat” mes Contes dhe presidentit të Juventusit, Agnellit, u kapën edhe nga kamerat. Kreu i pankinës së Interit shikohet teksa ngre gishtin e mesit në fundin e pjesës së parë. Kreu i bardhezinjve iu kthye keq teknikut italian, duke i thënë ta futë në b***ë gishtin e ngritur. /abcnews.al

https://twitter.com/i/status/1359262103165693956

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!