Manchester Siti dhe Liverpool kanë ndarë sot pikët në barazimin 1-1 në kampionat. Një rezultat që ka sjellë tensione në përfundim të ndeshjes, kur kishte një përplasje të pazakontë mes Pep Guardiolës dhe Darwin Nunez.
Guardiola po i shtrëngonte dorën Jurgen Klopp në mbyllje të duelit kur iu afrua sulmuesi uruguaian, i cili me sa duket kishte diçka për t’i thënë spanjollit. Mes të dyve filloi një përplasje e ndezur me të shara aq sa u desh që Klopp dhe një asistent i tij te Liverpool t’i shtynin për t’i ndarë.
Mediat angleze bëjnë të ditur se ata ishin sharë me njëri-tjetrin pas një komenti të lojtarit, por nuk dihet ende se cila kishte qenë “shkëndija” që solli këtë përplasje të pazakontë mes sulmuesit dhe trajnerit./ h.ll/abcnews.al
 
Darwin Nunez rattling Pep. ? pic.twitter.com/6Fk5Sr0ZGV
— Samuel (@SamueILFC) November 25, 2023