Edhe pse në kohë izolimi total nga pandemia e koronavirusit, grabitësit duket se nuk pyesin masat e vendosura.
Gjatë pasdites së sotme është tentuar të grabitet një banesë në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja është shënuar në afërsi të pallatit të sportit të këtij qyteti.
Në fakt grabitësit janë larguar me njëherë në këmbë pasi kanë parë se po patrullonte një makinë policie.
Policia ndërkohë është vënë në ndjekje, dhe po punon për identifikimin dhe kapjen tyre./abcnews.al