Luana Vjollca dhe MC Kresha kanë bashkuar forcat dhe kanë publikuar këngën e tyre. Dyshja kanë sjellë videoklipin me titull “Nuk o ka ma qet”, i cili është plot ngjyra.
Kënga është shkruar nga Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi, ndërsa okestrimi është punuar nga Fatjon Miftari & Yll Limani.
Dyshja duket se kanë me njëri-tjetrin shumë kimi, pasi kjo gjë reflektohet në çdo skenë të klipit.
Kujtojmë që Luana së fundmi ka publikuar disa këngë të njëpasnjëshme nga projekti “Thuaje”, pjesë e të cilit mund të jetë edhe ky bashkëpunim./abcnews.al
View this post on Instagram