VIDEO | Nuk ndodhte prej 24 vitesh: Leicester City “uragan”, fiton 0-9!

schedule22:58 - 25 Tetor, 2019

schedule 22:58 - 25 Tetor, 2019

Fitore e çmendur e Leicester City. “Dhelprat” shënuan plot 9 herë në portën e Southampton, duke vulosur një triumf historik në transfertë. Vendasit mbeten më një lojtar më pak në minutën e 12-të. Leicester po udhëhiqte 0-1 dhe Bertrand la Southampton me dhjetë vetë.

Miqtë përfituan dhe u treguan të papërmbajtshëm. 0-5 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën u shënuan edhe katër gola të tjerë.

Leicester bëhet ekipi i dytë në historinë e Premier League që mbyll 45 minutat e para në avantazh të pesëfishtë në transfertë. Manchester City e vendosi një rekord të tillë 9 vite më parë. Ishte prilli i vitit 2010 dhe “Cityzens” shënonin pesë gola në pjesën e parë në fushën e Burnley.

Ayoze Perez dhe Jamie Vardy realizuan nga një tregolësh, teksa Chilwell, Tielemans dhe Maddison ishin autorët e golave të tjerë.

Një rezultat i tillë nuk ndodhte prej 24 vitesh. Manchester United ishte ekipi i fundit që kishte regjistruar një rezultat të tillë. Ishte viti 1995 dhe djemtë e Alex Ferguson shkatërronin 9-0 në “Old Trafford” ekipin e Ipswich.

Kjo fitore e çmendur bën që Leicesteri të parakalojë Manchester City dhe të renditet përkohësisht në vend të dytë me 20 pikë, pesë më pak se kryesuesit e Liverpoolit që zbresin të dielën në fushë.

Southampton – Leicester City 0-9
(Chilwell 10′, Tielemans 17′, Perez 19′, 39′, 57′, Vardy 45′, 58′, 90′, Maddison 85′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!