Kombëtarja shqiptare fitoi ditën e djeshme miqësoren ndaj Bullgarisë me shifrat 2-0, ku Laçi dhe Muçi ishin autorët e golave dhe “shkaktarët” e gëzimit të madh në tribunat e “Air Albania”.
Në përfundim të sifdës, në dhomat e zhveshjes u shfaq si gjithmonë Armand Duka, presidenti i federatës, duke përgëzuar djemtë një nga një.
Në atë moment, filloi festa edhe në atë ambient. Kuqezinjtë tanë filluan të kërcenin valle të kapur dorë për dore. Një moment tepër emocionues pasi duket qartë se ata tashmë janë një grup i jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë fushe./h.ll/abcnews.al