Duket se mbrëmjen e kësaj të mërkure “Zikaltërit” e Inter do të arrijnë fitoren e 11-të radhazi për vitin 2024, teksa pas golit të Matteo Darmian kanë arritur të dyfishojnë shifrat përballë “Bergamaskëve” të Atalanta, në fundin e pjesës së parë.
Një aksion fantastik i djemve të teknikut, Simone Inzaghi është finalizuar më së miri nga kapiteni i skuadrës, Lautaro Martinez, me “Demin” argjentinas, i cili dërgon sferën pas shpatullave të portierit Carnesecchi, me një goditje nga jashtë zone. Rezultati shkon në 2 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN:
Lautaro Martínez WORLD CLASS GOAL! ⚽️??? pic.twitter.com/JUy9X2W2xD
— Inter Xtra (@Inter_Xtra) February 28, 2024