VIDEO/ Nuk mungojnë trazirat nga tifozeritë, ultrasit e PSG dhe Newcastle përplasen në rrugët e Parisit

schedule12:36 - 28 Nëntor, 2023

schedule 12:36 - 28 Nëntor, 2023

Padyshim, një ndër sfidat më të zjarrta, të mbrëmjes së kësaj të marte prite të jetë edhe përballja e “Parc des Princes”, mes “gjigantëve” francezë të Paris Saint-Germain dhe “bardhezinjve” të Neëcastle, përballje e cila pritet të vendosë jo pak për fatet në të ashtuquajturin, “grupin e ferrit” të këtij edicioni, të UEFA Champions League.

Mirëpo, nëse përballja në fushën e blertë starton në orën 21:00, tifozët kanë menduar ta nisin sfidën, që në orët e para të mëngjesit, të kësaj të shtune, me dy tifozërit që janë përplasur, në një prej bareve, në rrugët e Parisit.

Siç shihet edhe nga pamjet, mes dy tifozerive nuk kanë munguar as hedhja e sendeve të rëndëa, si karriget e tavolinat, që ishin brenda në lokal, ndërsa sipas mediave të parët, që “sulmuan” ishin vendasit francezë, të cilët acaruan që në fillim situatën. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI PAMJET: