Është mbyllur takimi mes Vitoria Guimaraes dhe Arsenal, me shifrat 1-1. Ky takim ishte i vlefshëm për raundin e katërt të fazës së grupeve në UEFA Europa League. “Topçinjtë” janë në një krizë rezultatesh dhe këtë gjë e konfirmuan edhe sot, duke mos arritur të merrnin më shumë se një pikë në transfertën portugeze.
Madje, ishin të besuarit e Unai Emery ata që shënuan të parët, me anë të Shkodran Mustafit. Mbrojtësi me origjinë shqiptarer përfiton mjaft mirë nga një krosim perfekt i Nicolas Pepe, për të shnëuar golin e parë të sfidës. Kur mendohej se Arsenali do të triumfonte me rezultat minimal, vendasit shënuan një supergol në shtesë.
Sulmuesi Duarte në minutën e 90+1′ shënoi me roveshatë, duke mposhtur portierin Martinez dhe pesë mbrojtës të Arsenalit. Ky supergol, vendosi dhe rezultatin final të sfidës në 1-1./abcnews.al
UEFA Europa League, raundi 4
Vitoria – Arsenal 1-1
Duarte 90+1′ / Mustafi 80′