VIDEO/ “Nuk më lënë të shkoj në shtëpi, më rrahin…”, Piranjat sjellin rastin e të miturit që shfrytëzohet si bari në Delvinë, a do mund ta shpëtojnë?

schedule21:45 - 6 Nëntor, 2022

schedule 21:45 - 6 Nëntor, 2022

“Piranjat” të moderuar nga Arilena Ara dhe Florjan Binaj kanë sjellë në puntatën e kësaj të diele një histori dhune dhe pengmarrjeje.

Një 14-vjeçar i quajtur Emiljano kërkon ndihmën e “Piranjave” për të shpëtuar nga dy rrëmbyesit e tij të cilët për koiçidencë kanë dhe të njëjtin emër, pasi quhet të dy Gëzim.

I mituri rrëfen gjatë telefonatës me gazetaren e “Piranjave” Ledjona Xheladinaj se ai mbahet jashtë dëshirës së tij në malet e Delvinës ku shfrytëzohet si bari, dhe shpesh dhunohet nga pronari i tij një i moshuar i quajtur Gëzim.

Ndërsa roli i Gëzimit të dytë i cili është më i ri në moshë, rreth 58-vjeç është ai i “dajos”, i cili jeton në familjen e Emiljanos.

Gëzimi i dytë është ai që e ka dërguar tek adashi i tij i moshuar, i cili jo vetëm e torturon me punë por edhe e qëllon me mjete të forta herë pas here të miturin.

Ndërkohë nga ajo që rrëfen i mituri veç tij dhunohet edhe motra e tij që është pak më e madhe, kjo pasi bën punë të rënda bujqësore për “dajën”, por ka dyshime të forta që mund të ketë edhe abuzim seksual.

Për të parë se çfarë ndodh në të vërtetë me këtë histori gazetarja e “Piranjave”, Ledjna Xheladinaj, niset drejt Delvinës dhe kontakton me pronarin e Emiljanos (pasi djalit ndodhet në mal me bagëtinë), Gëzimin 74-vjeçar. Ky i fundit fillimisht nuk pranon se po e shfrytëzon të miturin, më pas mundohet t’i hedhe fajin adashit të tij nga Fieri.

Në ndihmë të “Piranjave” shkon edhe policia e Delvinës e cila e kërkon djalin në mal por pa gjetur asnjë gjurmë.

Çfarë ka ndodhur me Emiljanon?

/Taulant Halili/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!