VIDEO/ “Nuk luan me Realin”, Paqarada sfidon Challandes me eurogol dhe asist

schedule14:13 - 17 Prill, 2021

schedule 14:13 - 17 Prill, 2021

St Pauli e mbylli në avantazh të trefishtë pjesën e parë të ndeshjes shtëpiake kundër Wurzburger Kickers, e vlefshme për javën e 29-të të Bundesliga 2. Tre gola brenda 22 minutave të para për ekipin vendas, teksa golin e tretë e realizoi Leart Paqarada.

26-vjeçari i krahut të majtë, shënoi një eurogol. Goditje potente nga larg me të majtën dhe topi në rrjetë. Ky ishte goli i parë sezonal për lojtarin dardan, teksa St Pauli po kalon një formë shumë të mirë dhe vazhdon të luftojë për ngjitjen në elitën e futbollit gjerman.

Në minutën e 50-të erdhi edhe goli i katërt për St Pauli. Sërish Paqarada protagonist, por tashmë më asist, i dyti për këtë sezon. Lojtari i lindur në Gjermani, u bë pjesë e një debati me Bernard Challandes muajin e kaluar.

https://streamable.com/60elzc

Ai vendosi të mos luajë më me Kosovën për aq kohë sa do të jetë trajner i përfaqësueses 69-vjeçari zviceran, sigurisht prej aktivizimit të pakët. Ky i fundit reagoi, duke mos e kursyer ironinë ndaj lojtarit që sot ka shënuar një gol shumë të bukur.

Paqarada me klubin luan, por nuk është Real Madrid, është St Pauli. Learti ka luajtur mirë dhe nuk është lojtar i dobët, por flasim për shtatorin 2020 dhe ne kishim sukses edhe pa të“, deklaroi Challandes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!