Edhe pse flitet se në Francë fiton gjithmonë PSG, sot ka ndodhur befasia, pasi modestët e Dijon, kanë fituar me përmbysje 2-1 përballë kampionëve në fuqi. Kylian Mbappe shënoi golin e parë të sfidës, duke kaluar PSG-në në avantazh në minutën e 19-të. Pas një pasimi perferkt të Di Marias, talenti francez nuk e ka të vështirë të shënojë golin e tij të pestë këtë sezon në kampionat.
Edhe pse pritej që PSG ta dominonte këtë takim dhe të shënonte gola të tjerë, vendasit befasuan, duke shënuar në limitet e pjesës së parë. Chouiar shënoi në minutën e 45+5′, duke barazuar takimin. Sapo filloi pjesa e dytë, Cadiz përmbysi gjithçka, duke i dhënë avantahzin Dijonit. PSG bëri gjithçka që të shmangë humbjen, por vendasit u mbrojtën mirë dhe morën një fitore të madhe, duke dalë nga zona e ftohtë e renditjes./abcnews.al
Ligue 1, java
Dijon – PSG 2-1
Chouiar 45+5′, Cadiz 47′ / Mbappe 19′