VIDEO | Nuk ka surpriza, Dortmund dhe Frankfurt avancojnë në Kupë

schedule23:43 - 30 Tetor, 2019

schedule 23:43 - 30 Tetor, 2019

Borussia Dortmund dhe Einctracht Frankfurt vazhdojnë rrugëtimet e tyre në Kupën e Gjermanisë. Verdhezinjtë u përballën kundër Borussia Monchengladbach, duke triumfuar 2-1 me përmbysje. Ishin miqtë ata që shënuan të parët, me anë të talentit francez, Thuram, në minutën e 71-të.

Megjithatë, Dortmundi do të reagonte shumë shpejt. Julian Brandt do të bëhej protagonist në këtë sfidë, pasi do të shënonte dy gola. Fillimisht, fantazisti barazoi në minutën e 77-të, për të vulosur më pas fitoren tre minuta më vonë.

Frankfurt nuk e ka pasur aspak të vështirë përballë modestëve të St. Pauli. Edhe pse në transfertë, Eintracht e zgjidhi takimin brenda 16 minutave të para, me anë të sulmuesit Bas Dost, që shënoi dy herë. Vendasit e St. Pauli shënuan në minutën e 42-të, por nuk arritën më të tregoheshin të rrezikshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!