Novak Djokovic nuk ka arritur të fitojë një medalje në Olimpiadën e Tokyos. Mesditën e sotme ai kishte përballë Carreno Busta dhe nuk mundi t’i bëjë ballë spanjollit.
30-vjeçari nga Gijon arriti të fitojë ndaj serbit me shifrat 1-2 me sete. Si gjithmonë Djokovic e nisi ngadalë ndeshjen dhe u mund 4-6 nga Busta.
https://twitter.com/i/status/1421404419015520259
Në setin e dytë, që ishte më i gjati (1 orë e 2 minuta) Djokovic arriti të fitojë me shifrat 7-6 dhe riktheu barazimin. Por ndryshe nga ç’kishte ndodhur në ndeshjet e mëparshme, nuk kishte përmbysje për serbin.
Busta e dominoi setin e tretë dhe arriti ta fitojë me shifrat 6-3 dhe bëri të tijën medaljen e bronztë. Shumë nerva nga Djokovic, që pas humbjes shkatërroi raketën e tij, por në fund tregoi edhe një herë se është një sportist i madh, kur i dha një përqafim të ngrohtë rivalit. /abcnews.al