VIDEO/ Nuk ka fitues në Torino, Juventus e Atalanta e mbyllin në paqe “festivalin” e golave

schedule19:56 - 10 Mars, 2024

schedule 19:56 - 10 Mars, 2024

Ishte padyshim një përballje spektakolare, pavarësisht se u mbyll pa fitues. Juventus e Atalanta kanë ndarë pikët në përballjen e javës së 28-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A, me përballjen e zhvilluar në “mitikun” e Torinos, “Allianz Stadium”, që u mbyll me rezultatin spektakolar, 2 me 2, rezultati më i drejtë për këtë sfidë.

Nga dy gola për secilën skuadër mjaftuan për të vendosur drejtësi në këtë sfidë, ku për vendasit rrugën e rrjetës e gjetën Andrea Cambiaso e “bomberi” polak, Arkadiusz Milik, në minutat 66’ e 70’, ndërsa “tulipani” holandez, Teun Koopmeiners realizoi dopietën personale në minutat 35’ e 75’ për të “vulosur” barazimin e “Bergamaskëve”, ku një prej golave pati si “regjisor” edhe kapitenin e Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshitin.

Falë këtij rezultati, Atalanta e teknikut Gianpiero Gasperini mbetet sërish në garën për të siguruar një biletë për në fazën e grupeve, të UEFA Champions League, teksa ngjitet në kuotën e 47 pikëve, po aq sa Roma e vendit të 5-të dhe 4 më pak se Bologna e vendit të 4-t, ndërsa Juventus bie në vendin e 3-të, me 58 pikë, 1 më pak se “Kuqezinjtë” e Milan.

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Teun Koopmeiners, 0-1

Goli i Andrea Cambiaso, 1-1

Goli i Arkadiusz Milik, 2-1

Goli i Teun Koopmeiner, 2-2

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!