VIDEO/ Nuk ka fitues në “Old Trafford”, United e Tottenham e mbyll në barazim “festivalin” e golave

schedule19:36 - 14 Janar, 2024

schedule 19:36 - 14 Janar, 2024

Jo më kot ishte “kryefjala” e javës së 21-të, të kampionatit anglez të futbollit, Premier League, me sfidën e “Old Trafford”, mes “Djajve të Kuq”, të Manchester United dhe “Londinezëve”, të Tottenham, të cilët e mbyllën supersfidën, me rezultatin spektakolar, 2 me 2, duke kënaqur të pranishmit, në “mitikun” anglez.

Nga dy gola për secilën skuadër kanë kënaqur tifozët, teksa për “Djajtë” e United rrugën e rrjetës e gjetën “bomberi” danez, Rasmus Hojlund, si dhe “fantazisti” anglez, Marcus Rashford, në minutat 3’ e 40’, ndërsa për djemtë e Postecoglou shënuan Richarilson e Rodrigo Bentancur, në minutat 19’ e 46’, për të “vulosur” barazimin.

Falë këtij rezultati, “Djajtë” e Erik ten Hag ngjiten në vendin e 7-të të tabelës, teksa kanë shkuar në kuotën e 32 pikëve, 2 më pak se skuadra e West Ham dhe 8 më pak se skuadra e Tottenham, me “Londinezët” e Ange Postecoglou, që qëndrojnë në vendin e 5-të, me pikë të barabarta, me “Topçinjtë” e Arsenal. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Rasmus Hojlund, 1-0:

Goli i Richarlison, 1-1:

Goli i Marcus Rashford, 2-1:

Goli i Rodrigo Bentancur, 2-2:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!