VIDEO/ Nuk ka fitues në Londër, Nketiah shpëton Arsenalin në limite

schedule16:33 - 18 Prill, 2021

schedule 16:33 - 18 Prill, 2021

Arsenali siguroi kualifikimin në gjysmëfinalet e Europa League ditën e enjte, ndërsa vazhdon të zhgënjejë në kampionat (renditet në vendin e nëntë). Skuadra e Mikel Artetës nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 për duelin shtëpiak ndaj Fulham.

Dani Ceballos gjeti golin për vendasit në minutën e 40-të, por VAR-i anuloi gjithçka për pozicion të parregullt. Pjesa e dytë ishte më e bukur. Fulham gjeti golin e avantazhit pas një ore lojë.

Sulmuesi nigerian, Josh Maja ktheu në gol një penallti që u akordua me ndihmën e VAR-it. Arsenali nuk u pajtua me rezultatin, teksa ia doli të gjejë golin e barazimit në minutën e shtatë shtesë falë rrjetës së 21-vjeçarit Edward Nketiah. /abcnews.al