Mbyllet pa fitues takimi mes Italisë dhe Holandës për llogari të grupit 1 në Nations League. Lorenzo Pellegrini zhbllokoi takimin pas çerek ore lojë. Romanisti mori një asist nga Barella i Interit dhe kaloi të kaltrit e Roberto Mancinit në avantazh.
Miqtë reaguan dhe gjetën shumë shpejt golin e barazimit. Donny Van De Beek finalizoi një aksion të bukur të “Tulipanëve” në minutën e 25-të. Kaq ishin emocionet në këtë përballje, rastet munguan në vijim dhe dy kombëtaret ndanë nga një pikë.
Kroaci-Francë ishte një tjetër sfidë spektakolare e mbrëmjes së sotme. Një përsëritje e finales së Botërorit Rusi 2018 në “Maksimir” të Zagrebit, por fitues u shpallën përsëri djemtë e Deschamps.
Antoine Griezmann zhbllokoi sfidën në minutën e tetë. Gol i bukur i sulmuesit të Barcelonës, teksa vendasit u rizgjuan në pjesën e dytë. Nikola Vlasic gjeti golin me të jashtmen në mesin e fraksionit të dytë.
Gjithsesi, Kylian Mbappe nuk e kishte thënë akoma fjalën e fundit. Ylli i PSG shfrytëzoi një asist të Digne dhe i dhuroi tre pikët Francës, që kryeson grupin 3 më 10 pikë, po aq sa ka Portugalia. /abcnews.al
?UEFA Nations League results! ?
? Best performance? #NationsLeague pic.twitter.com/8GUsVFCSOX
— UEFA Nations League (@EURO2020) October 14, 2020