VIDEO/ Nuk ka festë në Friuli, fitimi i titullit shtyhet për javën tjetër

schedule21:26 - 23 Korrik, 2020

schedule 21:26 - 23 Korrik, 2020

Nuk ka festë të titullit kampion në Udine, pasi Udinese ka ndalur Juventusin, duke e mposhtur me përmbysje 2-1. Edhe pse “Zonja” kaloi e para në avantazh me anë të De Ligt, në të dytën Nestorovski barazoi për vendasit, para se Fofana të vendosës rezultatin final të sfidës në 2-1, në sekondat e fundit të takimit.

De Ligt, tre minuta para fundit të pjesës së parë, shënoi një supergol për Juventusin. Mbrojtësi holandez rikuperon një top në mesfushë dhe niset drejt zonës kundërshtare, duke lëshuar një predhë me të djathtën dhe duke realizuar një supergol.

Juventusi ishte shumë pranë titullit, por në minutën e 52-të, nisi “zgjimi” i Udinesese. Nestorovski barazoi me kokë, ndërsa në të 90+2’, Fofana shënoi një gol spektakolar individual, pasi turpëroi De Ligt duke i futur topin mes këmbëve. Juventus mbetet me 80 pikë dhe festa e titullit, mund të bëhet vetëm në Torino ndeshjen e ardhshme./abcnews.al

GOLAT/ UDINESE  2-1  JUVENTUS