VIDEO/ Nuk gjen stemën për ta puthur, fanellat e reja “trullosin” talentin e Fenerbahce

schedule14:18 - 20 Gusht, 2021

schedule 14:18 - 20 Gusht, 2021

Puma ka lancuar së fundmi fanellat e treta të ekipeve që u siguron bazën materiale dhe ka bërë një revolucion në mënyrën e dizenjimit të tyre.

Kompania gjermane ka zgjedhur të mos stampojë stemën e klubeve, por emrin e tyre në pjesën e sipërme të fanellës. Prej kësaj ka ndodhur një episod shumë komik në ndeshjen Fenerbahce-Helsinki.

https://twitter.com/aricimert5377/status/1428450366685949955

Talenti i kombëtares turje, Muhammed Gumuskaya, shënoi golin e fitores në minutën e 65-të. Kjo ishte rrjeta e parë në karrierë për 20-vjeçarin, i cili deshi të bënte një gjest dashurie, por nuk ia arriti.

Talenti deshi të puthte stemën e Fenerbahce, klubi ku u rrit, por teksa provoi ta gjente në fanellë, nuk ia doli dhe iu desh të hiqte dorë dëshpërimisht. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!