VIDEO/ “Nuk e kam ditëlindjen sot…”, Rama surprizohet nga qytetarët vlonjatë

schedule16:55 - 18 Nëntor, 2022

schedule 16:55 - 18 Nëntor, 2022

Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në Vlorë, ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët dhe simpatizantët e PS në këtë qytet.

Ndërsa ishte duke folur për investimet strategjike të bëra gjatë viteve të fundit dhe ato që parashikohet në të ardhmen, ai është surprizuar nga një grup të rinjsh.

Kryeministrit i është dhuruar një buqetë e madhe me lule, e cila e ka emocionuar.

“Unë nuk e kam ditëlindjen sot, dhe as partia Socialiste. Megjithatë këto lule do të shkojnë për Partinë Socialiste, e cila do të vazhdojë të qeverisë edhe për 10 vitet e ardhshme. Asnjë tjetër nuk mund ta bëjë këtë që po bën Partia Socialiste’, tha Rama.

Ndërkohë kryeministri Rama është ndalur edhe tek kriza që ka përfshirë botën. Rama theksoi se pavarësisht krizës së energjisë elektrike qeveria ka bërë të pamundurën që të mos lejojë rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!