Një situatë e pazakontë i ka ndodhur një moderatori të BBC, i cili në momentin që u kap në kamera duke hapur gojën nga gjumi teksa ishte në lajme.
Spikeri i lajmeve Ben Brown, gjatë transmetimit të një kronike ishte rehatuar në karrige dhe duket se lodhja ka bërë që ai të mos e kuptojë për një moment qetësinë e tij dhe të vazhdonte me lajmet e radhës.
Ana njerëzore e të qenit i lodhur pas një ditë të gjatë me lajme u tregua me prezantuesin i cili pastaj qeshi me veten sapo kujtoi se ishte në kamera.
Një përdorues i Twitter komentoi: “Duket se lodhja e nivelit 4 po kap edhe prezantuesit e BBC News”.
Një tjetër kishte simpati për prezantuesin, duke thënë: “Ne si shikues, shpesh harrojmë se prezantuesit si Ben janë njerëz dhe janë njësoj si ne”./abcnews.al