Futbolli qëndron akoma pushim dhe Milani është zhytyr në të kaluarën. Kuqezinjtë kanë postuar dy gola shumë të bukur në rrjetet sociale. Ai i Clarence Seedorf në një derbi të paharrueshëm kundër Milanit dhe realizimi i Hakan Calhanoglu në fitoren 1-3 të sezonit të kaluar kundër Atalantës.
Holandezi Seedorf lëshonte një “predhë” në derbin e fundmarsit të vitit 2004, vit ku kuqezinjtë e Ancelotti shpalleshin kampionë Italise. Interi e mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë, por golat e Tomasson, Kaka dhe Seedorf sollën përmbysjen e çmendur.
Ngjashmëria e golit të holandezit me Calhanoglu është e frikshme, ashtu siç shkruan edhe Milani në faqen zyrtare. Të dy lojtarët nisen nga krahu i majtë dhe të dy godasin me “sallaken”. Dy gola të jashtëzakoshëm dhe shumë të bukur. /abcnews.al