VIDEO/ Njësoj si idhulli CR7, Myrto Uzuni dhuron spektakël në stërvitje

schedule19:57 - 24 Qershor, 2021

schedule 19:57 - 24 Qershor, 2021

Sezoni që përfundoi ishte më i miri në karrierë deri tani për Myrto Uzunin. Sulmuesi beratas fitoi titullin kampion në Hungari me Ferencvaros, u shpall golashënuesi më i mirë i skuadrës në kampionat (12 gola), teksa shijoi edhe emocionet që të dhuron aktivizimi dhe goli në grupet e Champions League.

26-vjeçari humbi ndeshjet e fillim qershorit me kombëtaren shqiptare për shkak të një dëmtimi, të cilin e ka lënë pas krahëve dhe është rikuperuar. Në seancën e fundit stërvitore ka dhuruar edhe spektakël.

Një gjysmëkros të ardhur nga krahu i djathtë, Uzuni e kthen në gol me një veprim shumë të bukur akrobatik. Njësoj si Cristiano Ronaldo, idhulli i tij i madh. Lojtari ofensiv nuk i ka humbur reflekset dhe vijon përgatitjet për sezonin e ri. /abcnews.al