VIDEO/ Njerëz të armatosur marrin peng disa persona në Kanada, policia rrethon godinën

schedule21:36 - 13 Nëntor, 2020

schedule 21:36 - 13 Nëntor, 2020

Dhjetra njerëz thuhet se janë marrë peng nga persona të armatosur në një zyrë të kompanisë së lojrave të fatit në Montreal.

Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin Saint-Laurent.

Autoritetet kanadeze raportojnë se personat e marrë peng janë punonjës të ndërmarrjes Ubisoft.

Në imazhet e shpërndara në twitter, shihet numri i lartë i oficerëve të policisë që po marrin pjesë në operacion, teksa disa nga personat e marrë peng janë fshehur në çatinë e ndërtesës.

Të tjerët thuhet se gjenden në sallat e konferencave.  Ende nuk dihet se pse po ndodh kjo pengmarrje dhe se kush fshihet pas kësaj ngjarjeje.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!