Dy persona humbën jetën dhe 10 të tjerë mbetën të plagosur. Ky është bilanci tragjik I shpërthimit që ndodhi pasditen e të hënës në një fabrikë çeliku në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pamjet nga kamerat në zone treguan shpërthimin në uzinën Us Steel Clairton Coke Works, shpërthim ky I cili solli shembjen e disa strukturave duke zënë dhjetëra punonjës nën rrënoja. Menjëherë pas shpërthimit në zone nisën operacionet e kërkim shpëtimit. Për nxjerrjen e trupi të dytë të viktimës nga rrënojat ekipet u desh të punonin për disa orë.
Zëdhënësja e Shërbimeve të Emergjencës, Kasey Reigner, tha se shumica e personave të plagosur ndodhen në gjendje stabël. Shkaqet e shpërthimit mbeten ende një mister ndërkohë që autoritetet po vijojnë hetimet mbi ngjarjen .
Ceo I Kompanisë tha se 1300 punonjësit e kësaj uzine kanë rrespektuar gjithmonë standartet më të larta të sigurisë. Megjithate Historiku I Aksidenteve ne pune ne kete Uzine, ka treguar se ne 15 vitet e fundit ka pasur disa viktima. Ne vitin 2014 kompania u gjobit me 145 mije dollare per shkak te kushteve te sigurise.
Pas shperthimit te Uzines se celikut, banoret e Uzines ne nje rreze prej 2 kilometrash u udhëzuan të mbyllnin dritaret dhe dyert e shtëpive të tyre dhe të qëndronin në ajër të kondicionuar, për shkak të rrezikur për shpërndarjen e grimcave që dëmtojnë shëndetin e tyre.
Departamenti i Shëndetesise ne Pensilvani ka konfirmuar se monitorimet e cilësisë së ajrit nuk kanë treguar rritje të grimcave të imëta PM 2.5 apo të dioksidit të squfurit mbi standardet federale.
BREAKING: Mass casualty incident declared as EMS resources respond to explosion at U.S. Steel Clairton Coke Works in Pennsylvania. – WPXI-TV Pittsburgh
Video: Ava Rash/WTAE pic.twitter.com/pTCCAy7x3x
— AZ Intel (@AZ_Intel_) August 11, 2025

