Edhe pse ne nuk mund ta vërejmë atë, sipërfaqja e planetit tonë po rrotullohet vazhdimisht nën këmbët tona.
Për të demonstruar këtë, shkencëtarët nga Universiteti i Sidneit në Australi kanë modeluar sesi sipërfaqja e Tokës ka ndryshuar gjatë 100 milionë viteve të fundit.
Ata marrin parasysh se si klima ka ndikuar në lëvizjen e sedimenteve nga lumenjtë dhe detet, si dhe lëvizjen e pllakave tektonike.
Studiuesit shpresojnë se modeli i tyre do të mundësojë testimin e saktë të teorive mbi ndikimet e ardhshme të ndryshimeve klimatike në sipërfaqen e Tokës.
“Për të parashikuar të ardhmen, ne duhet të kuptojmë të kaluarën,” tha autori kryesor Dr Tristan Salles.
/abcnews.al